Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas kritikave ndaj nënshkrimit të marrëveshjes me kolegjin privat “UBT”, ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje që ishte planifikuar të bëhet të mërkurën e 20 prillit është shtyrë për të enjten e 21 prillit.
Përmes një postimi në Facebook, ministri Aliu ka njoftuar se sot, ditë e premte, ka qenë e plnifikuar të nënshkruhet marrëveshja me Universitetin e Prishtinës. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është shtyrë për ditën e nesërme.
“Në asnjë mënyrë, qasja jonë nuk është selektuese e as diskriminuese apo favorizuese, por në përputhje me të mirën publike dhe me strategjinë e Ministrisë, në interes të projekteve zhvillimore të cilat i kemi në plan t’i realizojmë”, ka thënë Aliu.

Marrëveshja me kolegjin privat UBT është nënshkruar sot, në të njëjtën ditë që ishte planifikuar të nënshkruhet me Universitetin “Hasan Prishtina”. Këtë marrëveshje, ministri Aliu e ka cilësuar si reflektim të zotimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Liburn Aliu ishte emëruar Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në zgjedhjet e fundit.