Ministri Aliu: Hekurudha Durrës – Prishtinë po jetësohet

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se pas takimeve të fundit me përfaqësuesit britanikë, projekti për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë po përparon drejt bashkimit ekonomik në mes të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se pas një sërë takimesh, përfshirë edhe atë me deputetin britanik, Martin Vickers, dhe përfaqësuesit e Export Finance (UKEF), projekti për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë “po jetësohet”.

Ky projekt, sipas tij, do të ndihmojë në bashkimin ekonomik të dy vendeve.

Në një takim në Tiranë, ministri Aliu dhe ekipi i tij diskutuan për vazhdimësinë e ndërtimit të kësaj hekurudhe, e cila do të shërbejë si një lidhje e shpejtë për pasagjerët dhe mallrat në mes të dy vendeve.

“Sot, në Tiranë, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë, patëm takim pune për të diskutuar vijimësinë e ndërtimit të hekurudhës më të rëndësishme kombëtare, Durrës-Prishtinë, që njëherit do të kontribuojë në një lidhje të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave. Në takim ritheksova se krijimi i linjës hekurudhore është zgjidhja më ekologjike e ndërlidhjes tonë me Shqipërinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai gjithashtu ka theksuar se kjo linjë hekurudhore është zgjidhja më ekologjike për të lidhur Shqipërinë.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika