Ministri Aliu njofton për linja të reja të fluturimeve: Me çmime më të lira e më të volitshme

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar nisjen e fluturimeve të reja nga Prishtina drejt Basel dhe Gjenevë, me çmime më të lira dhe kushte më të volitshme. Fluturimet për destinacionin Prishtinë-Basel do të fillojnë më 24 qershor, ndërsa për Prishtinë-Gjenevë më 3 korrik.

Fotografi ilustruese: Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur një lajm të rëndësishëm për udhëtarët që udhëtojnë mes Kosovës dhe Zvicrës.

Duke filluar nga data 24 qershor, do të hapen fluturime të reja nga Prishtina drejt Bazelit, Gjenevës dhe Cyrihut me çmime më të lira dhe kushte më të volitshme për pasagjerët.

Sipas njoftimit të Aliut, fluturimet për destinacionin Prishtinë-Bazel  dhe Prishtinë – Cyrih do të fillojnë më 24 qershor, ndërsa fluturimet për destinacionin Prishtinë-Gjenevë do të nisin më 3 korrik.

“24 Qershor, po fillojmë me fluturimet në destinacionet: 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈ – 𝐙𝐮𝐫𝐢𝐜𝐡,  𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈ – 𝐁𝐚𝐬𝐞𝐥 dhe anasjelltas;  3 Korrik, 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈ – 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐞𝐯𝐞̈ dhe anasjelltas”.

Aliu ka theksuar se ky hap është një përgjigje direkte ndaj kërkesave dhe ankesave të vazhdueshme nga publiku për të gjetur një zgjidhje për çmimet e larta të biletave dhe për të përmirësuar shërbimet ajrore nga Kosova drejt Evropës.

“Për herë të parë do të fillojë realizimi i fluturimeve në mes të Kosovës dhe Zvicrës me kriteret dhe kushtet e vëna nga shteti në interes të publikut dhe qytetarëve të të dyja vendeve, duke ofruar kështu orar të rregullt të fluturimeve, e në veçanti çmime të lira e më të volitshme. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka pranuar ankesa dhe kërkesa nga publiku që të gjendet një zgjidhje në lidhje me problemin e çmimit të lartë të biletave dhe përmirësimin e shërbimeve ajrore nga Kosova në Evropë dhe vendet tjera ku e kemi diasporën, veçanërisht për në Zvicër si destinacioni me frekuencën më të lartë të fluturimeve”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Të fundit nga rubrika