Ministri Aliu viziton Hysni Gucatin, uron të lirohen sa më shpejt dhe bashkëluftëtarët e tjerë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu e ka vizituar sot ish-luftëtarin e UÇK-së, i liruar ditë më parë nga Gjykata Speciale, Hysni Gucati.

Ministri Aliu ka bashkëbiseduar për shumë gjëra me Gucatin.

Në mesin e diskutimeve ishte dhe lirimi i ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

“Në odë tek luftëtari i lirisë Hysni Gucati, të cilit i uruam mirëseardhje dhe bashkëbiseduam shumë gjëra, mes tjerash për lirimin sa më të shpejt të çlirimtarëve tjerë që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar ministri i Infrastrukturës.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është liruar nga Gjykata Speciale në Hagë, të martën e 17 tetorit.

Këtë për Portalin Dukagjini e kishte konfirmuar kryetari i OVL-UÇK-së në Skenderaj, Emin Lati.

Lexo dhe: Hysni Gucati kthehet në Kosovë

Ai kishte thënë se “Gucati ka ardhur në Kosovë dhe i njëjti po gjendet në EULEX dhe më vonë pritet t’i bashkohet familjes”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika