Ministri Aliu viziton komunat veriore, sheh përfundimin e punimeve në disa rrugë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar komunat veriore të Kosovës dhe ka parë nga afër parimet në disa rrugë të kësaj zone

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në vizitën e tij në komunat veriore





Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka vizituar komunat veriore të Kosovës, të shtunën e 22 tetorit.

Minsitri Aliu ka njoftuar se nga kjo vizitë, kanë parë nga afër përfundimin e punimeve të rrugës në Jasenovik, rehabilitimin e rrugëve në Cerrajë, Kushtovë si dhe Bistricë e Vllahisë.

Minsitri Liburn Aliu

“Vizituam zgjerimin e rrugës në Bërnjak dhe përfundimin e punëve për shtrirjen e rrjetit optik nëntokësorë në Qabër, Zubin Potok e Bërnjak”, ka shkruar Liburn Aliu.

Tutje, ministri i Infrastrukturës ka shtuar se mbesin të përkushtuar në angazhimin e tyre  për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim, dhe kjo sipas tij do të arrihet në përputhje me ligjet në fuqi.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika