Ministri Dukaj, lë mbledhjen e Qeverisë para votimit të marrëveshjes me Kishën ortodokse serbe

Ministri shqiptar në Mal të Zi, e ka lëshuar mbledhjen e Qeverisë si shenjë pakënaqësie për marrëveshjen me Kishën ortodokse serbe

Marash Dukaj, minister në Mal të Zi

Ministri i Administratës Publike, në Mal të Zi,  Marash Dukaj, është larguar nga mbledhja e Qeverisë, para votimit të marrëveshjes me Kishën ortodokse serbe.

Këtë veprim ministri e bëri, si formë simbolike të kundërshtimit të tij për marrëveshjen me kishën serbe.

Megjithëkëtë, Qeveri e Malit të Zi, pas katër orësh diskutime, e ka përkrahur kontratën themelore me Kishën ortodokse serbe, por jo me konsensus nga të gjithë të pranishmit,

Propozimin e kanë përkrahur trembëdhjetë ministra nga tetëmbëdhjetë sa ishin të pranishëm.

Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviq me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri.

Për shkak të problemeve me Kishën ortodokse serbe, me katër shtator të vitit 2021, u përball me situata të tensionuara, kur planifikohej ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Kisha Ortodokse e Malit të Zi është nën Kishën Autoqefale të Serbisë. Ajo synon pavarësimin nga Kisha Ortodokse Serbe.

Në 30 vjetët e fundit, festat fetare në atë qytet, shënohen në praninë e forcave të shumta policore, pasi përkrahësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj malazeze jo-kanonike festojnë të ndarë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika