Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë V: Në gusht pritet të shpallet krizë energjetike

Në takimin e mbajtur të mërkurën e 27 korrikut, Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë Veriore ka thënë se në gusht të këtij viti pritet që në Maqedoninë Veriore të shpallet krizë energjetike dhe pas kësaj do të vendosin masa për të ndihmuar ekonominë dhe amvisëritë

Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë në Maqedoninë Veriore

Kreshnik Bekteshi, Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut të mërkurën e 27 korrikut ka realizuar takim me Koço Angjushev, kryetarin e Asociacionit Energjetik të Maqedonisë së Veriut (AEM), Marko Bislimovski, kryetarin e Komisionit Rregullator Energjetik, Bajram Rexhepi, drejtorët e NER SHA Shkup, Vasko Kovaçevski, drejtorit e EMV-së dhe Bekim Rexhepi, zv. ministrin e Transportit dhe Lidhjeve.

Në këtë takim, Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në fillim të gushtit pritet të shpallet gjendje krize në sektorin e energjetikës.

“Pas shpalljes së gjendjes së krizës në sektorin energjetik në fillim të muajit gusht, do të vendosim masa për të ndihmuar ekonominë dhe amvisëritë. Si Qeveri, por edhe si Ministri e Ekonomisë, jemi në komunikim të përditshëm me të gjithë përfaqësuesit e sektorit energjetik në vendin tonë, me qëllim për të krijuar masa që do të zbusin krizën energjetike, jo vetëm në sektorin e amvisërisë, por edhe në një pjesë të industrisë, sepse industria është shumë e rëndësishme”, ka thënë Kreshnik Bekteshi.

Sipas Bekteshit, qëllimi i tyre është që kompanitë të jenë edhe më konkurruese edhe në Evropë.

Bekteshi ka shtuar se kanë marrë propozime nga Oda Ekonomike, të cilat janë shqyrtuar nga përfaqësues të Qeverisë të të gjitha institucioneve, përfshirë kompanitë energjetike, si dhe janë diskutuar edhe në Komisionin Rregullator për Energjetikë.

Ministri i Ekonomisë u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energji elektrike, ndërkaq nga opozita ka kërkuar më shumë konstruktivitet në Kuvend.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika