Ministri i Jashtëm i Estonisë: Estonia është e gatshme të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dorëzuar aplikimin në Republikën çeke, vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së. Me të dorëzuar aplikimin, Estonia ka treguar mbështetjen e saj ndaj Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë, Urmas Reinsalu ka bërë të ditur se Estonia qëndron e gatshme për ta mbështetur Kosovën në aplikimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ministri përmes një postimi në Twitter.

“#Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në #BE🇪🇺 . Estonia është e gatshme të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Reinsalu.

Kosova, të enjten e 15 dhjetorit, ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dorëzuar aplikimin në Republikën çeke, vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Ceremonia e dorëzimit është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë çeke, në Pragë.

Një ditë më parë, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si “hap historik” për Kosovën.

Kosova dorëzon aplikimin për anëtarësim në BE

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika