Ministri i jashtëm i Italisë: Po punojmë në uljen e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë

Antonio Tajani





Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani bashkë më ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto, të martën e 22 nëntorit do ta vizitojnë Kosovën.

Në një postim në Twitter, ambasada italiane në Kosovë ka shkruar se janë duke punuar për të lehtësuar tensionet midis Kosovës dhe Serbisë.

Ministri Tajani në Twitter ka shkruar se Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka njoftuar se do ta vizitojnë edhe Beogradin.

“Sot në mision të përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto në Serbi e Kosovë. Po punojmë për të ulur tensionin mes dy vendeve, edhe falë pranisë së kontingjentit tonë ushtarak. Italia gjithashtu dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 6 nëntor kishte njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë, Anthony Tajani.

Në postimin e tij, kryeministri Kurti ka thënë se ministri Tajani e ka rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për paqen dhe sigurinë në mbarë Republikën e Kosovës.

Kurti zhvillon bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian, thotë se rikonfirmohet mbështetja e Italisë




Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika