Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Osmani: Jemi kundër thirrjeve për kthim të ushtrisë serbe në Kosovë

Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, ka theksuar se Maqedonia e Veriut është kundër thirrjes së Serbisë për të kthyer trupa ushtarake e policore në Kosovë

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e dhjetorit në veri të Kosovës.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është kundër kthimit të mundshëm të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

“I ndjekim me shqetësim për shkak se shumë e zbehtë është vija ndërmjet retorikës inflamatore ose retorikës nacionaliste deri te eskalimi në terren, prandaj kemi qenë kundër këtyre thirrjeve për kthim të ushtrisë në Kosovë, qofshin edhe ato për konsum të brendshëm, për shkak se ju mund të keni ndonjë ide tjetër prapa asaj retorike por njerëzit mund t’i marrin ndryshe dhe pastaj bëhet vonë”, ka thënë Osmani.

Osmani shtoi se Maqedonia e Veriut e mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe, sipas tij, duhet të ketë sa më parë një zgjidhje që bazohet në njohje reciproke.

“Shteti i së drejtës duhet të implementohet dhe respektohet dhe kjo është pa dilemë, mirëpo kujtoj që në këto situata të cilat janë shumë të ndjeshme, në këto situata në të cilat jo secila palë e di stabilitetin dhe paqen në rajon, mendoj që duhet të jemi shumë më të vëmendshëm dhe shumë më të kujdesshëm. Unë kam thënë, Maqedonia e Veriut mund të shërbejë si shembull, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për shumë vende në rajon, qoftë për të mirë, qoftë për të keq, si jemi qasur ne raportit me komunitetin ndërkombëtar, raportit me palët me të cilat kemi qenë në kundërshtim ose kemi pasur ndonjë çështje të hapur dhe unë kujtoj se vetëm vendime të guximshme, bashkëpunim i ngushtë me partnerët tanë, para se gjithash Uashingtoni dhe Brukseli, vizioni për të ardhmen mund të jenë garantues edhe për interesat e secilit prej nesh”, ka thënë Osmani në një intervistë për KP.

Maqedonia e Veriut merr këtë vit kryesimin e Kartës së Adriatikut, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet vetëm shtet vëzhgues në këtë mekanizëm, për çka Osmani deklaron se sivjet Kosova duhet të anëtarësohet në këtë kartë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika