Ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Jemi në krah të Kosovës, akti i sotëm kriminal

Ministri për Punët e Jashtme dhe Evropës i Shqipërisë, Igli Hasani, ka reaguar lidhur me vrasjen e një polici në veri të vendit.

Ministri për Punët e Jashtme dhe Evropës i Shqipërisë, Igli Hasani

Ministri për Punët e Jashtme dhe Evropës i Shqipërisë, Igli Hasani, ka reaguar lidhur me vrasjen e një polici në veri të vendit.

“Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës. Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur”, ka shkruar Hasani.

Hasani ka thënë se “akti i sotëm kriminal” është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë.

“Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika