Ministri i Jashtëm i Shqipërisë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Votoni, vini interesat kolektive mbi ato partiake

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka bërë thirrje për unitet dhe pjesëmarrje masive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi

Ministri për Punët e Jashtme dhe Evropës i Shqipërisë, Igli Hasani

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Igli Hasani, ka reaguar për zgjedhjet që do të mbahen të dielën në Serbi, teksa ka apeluar shqiptarët e Luginës së Preshevës që të marrin pjesë masivisht.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Hasani u uroi gjithashtu fitore kandidatëve shqiptarë për deputetë.

“Të dielën, më 17 dhjetor, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të votojnë për të zgjedhur deputetët shqiptarë për Kuvendin e Serbisë. I ftoj ata të dëshmojnë unitet dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje. Votoni kandidatët shqiptarë, pasi kështu do të votoni për të ardhmen tuaj më të mirë, në mbrojtje të të drejtave tuaja, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe orientimit evropian.

Mos hezitoni, ruani kompaktësinë dhe vini interesat kolektive mbi interesat partiake! U uroj fitore kandidatëve shqiptarë.”, shkruan Hasani.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika