Ministri i Jashtëm turk në Kosovë, pritet ta takojë Gërvallen

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, viziton Kosovën për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale, duke u takuar me homologen e tij, Donika Gërvalla

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, do të qëndrojë këtë të premte në Kosovë, ku do të diskutojë marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale e ndërkombëtare.

Ai do të takohet me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, si dhe me komunitetin turk në Prizren e Mamushë.

Vizita e tij përfshin gjithashtu takime me përfaqësuesit e KFOR-it.

Kujtojmë se vizita e ministrit Fidan vjen pas arrestimit të kosovarit Liridon Rexhepi në Turqi, si i dyshuar për lidhje me Mossadin.

Një ditë më parë në Shkup, Fidan ka theksuar se dhuna nuk duhet të jetë opsion për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi, duke deklaruar se stabiliteti në Ballkan mbetet prioritet për Turqinë.

Ai ka deklaruar se vendosja e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në gjithë Ballkanin është prioriteti kryesor i Turqisë sot.

Këto komente, Fidan i bëri në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimit të tij me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në Shkup.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika