Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku me 14 mijë euro në bankë dhe 80 mijë euro borxh

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka deklaruar pagën vjetore që kap shifrën e 21 mijë e 349 euro. Ndërsa, para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare të Kosovës i ka rreth 14 mijë euro, dhe 80 mijë euro borxh

Ministrit i Kulturës, Hajrullah Çeku me 14 mijë euro në bankë dhe 80 mijë euro borxh

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar rreth 14 mijë euro para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare të Kosovës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbi 3 mijë euro.

Në formularin e deklarimit të pasurisë, ministri Çeku ka deklaruar se përveç pagës që merr si ministër nuk ka të hyra të tjera.

Në bazë të asaj që është deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasuria e tij e paluajtshme është 190 mijë euro, prej tyre 100 mijë euro është vlera e 10 ari tokë, që është në emër të bashkëshortes së tij që nga viti 2009, ndërsa, 90 mijë euro është vlera e banesës, po ashtu në emër të bashkëshortes së tij.

Ai ka deklaruar se ka 80 mijë euro borxh të detyruar për pagesë, të përbashkëta me bashkëshorten, 50 mijë euro blerja e banesës, ndërsa 30 mijë euro nga vetura dhe shpenzime të tjera.

Ministri Çeku ka deklaruar pagën vjetore që kap shifrën e 21 mijë e 349 euro. Ndërsa, të hyrat vjetore të ministrit Çeku së bashku me bashkëshorten janë mbi 23 mijë euro.

Gjithashtu, Çeku ka deklaruar se ka në pronësi një kompani softuerësh të quajtur “Development Solutions”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika