Ministri i Mbrojtës së Ukrainës: Kemi 1 milion ushtarë të gatshëm për kundërsulm në jug

Ministri i Mbrojtës së Ukrainës, Oleksiy Reznikov ka thënë se Ukraina ka rreth 1 milion ushtarë të gatshëm për të rrimarrë zonat e pushtuara që janë jetike për ekonominë e vendit

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov.

Në një intervistë për gazetën britanike The Times, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov tha se Ukraina po grumbullon një forcë luftarake prej një milion ushtarësh të pajisur me armë perëndimore për të rimarrë territorin e saj jugor nga Rusia.

Në intervistën e tij të parë me një gazetë britanike që nga fillimi i pushtimit, Oleksii Reznikov tha se Presidenti Zelensky kishte urdhëruar ushtrinë e Ukrainës të rimarrë zonat e pushtuara bregdetare që janë jetike për ekonominë e vendit.

Ai shtoi se kjo është politikisht e nevojshme për vendin e tij, dhe se presidenti Zelenskyy ka dhënë urdhër për të hartuar planet e kundërsulmit.

“Ne e kuptojmë që politikisht është shumë e nevojshme për vendin tonë. Presidenti i ka dhënë urdhër shefit suprem ushtarak për të hartuar planet. Pas kësaj, shtabi i përgjithshëm po kryen detyrat e shtëpisë dhe thotë se për të arritur këtë qëllim na duhet XYZ”, ka thënë Reznikov.

Ai, gjithashtu, bëri të ditur se iu ka shkruar letra homologëve dhe partnerëve të Ukrainës, për t’iu treguar se pse kanë nevojë për armatim.

Ndërkaq, gjatë kësaj kohe, njerëzve në rajonet Cherson dhe Zaporizhia iu kërkua të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe, nëse ishte e nevojshme, të iknin edhe në Krime. Gadishulli i Krimesë është aneksuar nga Rusia që nga viti 2014.

Kurse, zëvendëskryeministrja Irina Vereshchuk tha se banorët nuk duhet të kapen mes fronteve në rimarrjen e Ukrainës.

Në lidhje me sulmet e rusëve me raketa, iu referua edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një video-fjalim, ku i paralajmëroi ushtarët rusë se këto veprime do të kenë pasoja.

Zelenskyy, gjithashtu, tha se trupat ruse kishin treguar edhe një herë se do të vrisnin civilë qëllimisht në zonat e banuara.

Ndërsa, Moska zyrtare ka mohuar bombardimin e qëllimshëm të civilëve.

Ukraina gati për një kundërofensivë për të rimarrë provincën Kherson

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika