Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar ushtrinë shqiptare me rastin 111-vjetorit të themelimit

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka shprehur lavdërime për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, duke i cilësuar ata si partnerët më të natyrshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë partneri më i natyrshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Njëherit, ministri Maqedonci ka përmendur përfshirjen e ushtrisë shqiptare në luftën e Kosovës më 1999, “në mënyrë të drejtpërdrejtë apo duke ndihmuar me trajnime dhe armë”, teksa e ka quajtur kapitull të lavdishëm të tyre.

“Më 2008, Forcat e Armatosura të Shqipërisë u anëtarësuan në NATO duke e rreshtuar Shqipërinë në mesin e vendeve aleate të Perëndimit. Sot, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë partnerja më e natyrshme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, meqë të dyja këto forca ushtarake mbrojnë hapësirën e jetesës dhe sigurinë në regjion. 4 dhjetori i vitit 1912 është data e themelimit të ushtrisë së Shqipërisë!”

Fillimisht, për këtë detyrë u propozua Isa Boletini, i cili ndonëse e refuzoi atë, i vuri në dispozicion trupat e tij, rreth 300 vullnetarë nga Kosova, që u bënë bërthamë mbi të cilën u themelua ushtria shqiptare.

Isa Boletini vazhdoi t’i shërbente ngritjes së ushtrisë shqiptare edhe gjatë misionit holandez në kohën e Princit Wilhelm Wied, kur Mbretëresha e Holandës, Wilhelmina dërgoi dhjetëra oficerë holandezë për të ndihmuar në ngritjen e ushtrisë shqiptare. Një kapitull shumë i lavdishëm i forcave ushtarake të shtetit shqiptar, është përfshirja e ushtarakëve të saj në luftën e Kosovës më 1999, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo duke ndihmuar me trajnime dhe armë”, ka shkruar Maqedonci.

Njëherit, ministri i Mbrojtjes ka shprehur rastin ta urojë edhe homologun tij, Ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Niko Pleshi, si dhe të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Bashkë jemi më të fuqishëm dhe bëhemi të pathyeshëm!”, ka përfunduar Maqedonci.

Kujtojmë se Forcat e Armatosura të Shqipërisë sot shënojnë 111-vjetorin e themelimit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika