Ministri i Mbrojtjes i Serbisë arrin në garnizonin e Rashkës

Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi njoftoi se ministri Vuçeviq do të diskutojë për situatën aktuale të sigurisë me oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, arriti në garnizonin e Rashkës, afër kufirit me Kosovën, ku është vendosur një pjesë e ushtrisë së Serbisë.

Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi njoftoi se Vuçeviq do të diskutojë për situatën aktuale të sigurisë me oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ushtria serbe është në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake që nga 26 maji.

Vuçiq e mori këtë vendim pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës./REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika