Ministri i Mbrojtjes i Serbisë: Ushtria serbe është e gatshme, shpresoj që askush të mos e testojë

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka thënë se shpreson "që askush të mos e testojë gatishmërinë e Ushtrisë së Serbisë" pasi sipas tij kjo ushtri është "e gatshme, e guximshme dhe e vendosur për të mbrojtur vendin"

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka thënë se “askush nuk është në luftë dhe askush nuk dëshiron konflikte, por ushtria serbe është e gatshme, e guximshme dhe e vendosur për të mbrojtur vendin tonë”, teksa ka shtuar se “shpresoj që askush të mos e testojë gatishmërinë e ushtrisë”.

Këto Vuçeviq i ka thënë pasi në mbrëmjen e së martës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vizituar ushtarët në garnizonin e Rashkës dhe është takuar me Listën Serbe.

Në një intervistë për RTS, Vuçeviq ka treguar se presidenti Vuçiq ka pasur komunikim me përfaqësuesit e QUINT-it dhe se është duke u kërkuar një marrëveshje, porse sipas tij nuk do të lejohet “poshtërimi i serbëve të Kosovës”.

“Presidenti Vuçiq ka pasur një linjë të hapur komunikimi me përfaqësuesit e QUINT-it ku ka përcjellë qëndrimet e Serbisë se kërkohet një marrëveshje politike, por se ajo nuk do të jetë poshtërim i serbëve në Kosovë”, ka thënë Vuçeviq.

“Nëse komuniteti ndërkombëtar dëshiron që kjo të kthehet në formatin e dialogut dhe marrëveshjes politike, duhet të ndalet me një sërë lëvizjesh irracionale dhe të njëanshme të Albin Kurtit. Serbët nuk dolën në rrugë nga mërzia, por për shkak të një sërë lëvizjesh të Prishtinës”, ka vijuar ai.

Ndryshe, përkundër thirrjeve ndërkombëtare që barrikadat në veri të hiqen menjëherë, ato vetëm po shtohen.

Të martën serbët kanë vendosur dy barrikada të reja, njërën në Lagjen e Boshnjakëve ndërsa tjetrën në Zveçan.

Ndërsa pak para mesnatës të së mërkurës është mbyllur pikëkalimi kufitar në Merdarë.

Kështu është bërë e ditur në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdarë” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim.

“Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare “Jarinjë”, ”Bernjak” dhe “Merdarë”, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në komunikatën për media nga policia.

Ndërkaq, bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës ka hyrë në ditën e 19.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

 

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika