Ministri i Mbrojtjes së Izraelit shpall ‘rrethimin e plotë’ të Gazës

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, ka urdhëruar një "rrethim të plotë" të Rripit të Gazës gjatë konfliktit me grupin terrorist “Hamas”. Ai ka bërë këtë deklaratë pas një vizite në Komandën Jugore të forcave mbrojtëse në Beersheba. Në deklaratën e tij, Gallant ka njoftuar se do të ndërmerren masa për të kufizuar energjinë elektrike, ushqimin, karburantin dhe të mbyllë aksesin në zonën e Gazës

Foto arkiv

Ministri i Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, thotë se ka urdhëruar një “rrethim të plotë” të Rripit të Gazës, ndërsa Izraeli lufton grupin terrorist Hamas, raporton BBC.

“Kam urdhëruar një rrethim të plotë në Rripin e Gazës. Nuk do të ketë energji elektrike, ushqime, karburant, gjithçka është e mbyllur”, ka thënë Gallant pas një vlerësimi në Komandën Jugore të Forcave të Mbrojtjes në Beersheba.

“Ne po luftojmë me njerëz kafshë dhe po veprojmë në përputhje me rrethanat”, ka shtuar ai.

Ndryshe, kujtojmë se Izraeli kontrollon hapësirën ajrore mbi Gazën dhe vijën e saj bregdetare dhe kufizon se kush dhe çfarë mallrash lejohen të hyjnë dhe të dalin nëpër pikat e tij kufitare.

Në mënyrë të ngjashme, Egjipti kontrollon se kush kalon brenda dhe jashtë kufirit të tij me Gazën.

Ndërsa, pak minuta më parë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se sirenat e sulmit ajror po bien tani në Jerusalem dhe në të gjithë Izraelin, ndërsa raketat janë lëshuar nga Gaza.

Të paktën tre shpërthime janë dëgjuar në Jerusalem.

Nuk është ende e qartë nëse këto janë raketa që zbarkojnë janë kapur nga mbrojtja izraelite.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika