Ministri i Mbrojtjes udhëton për vizitë zyrtare në ShBA

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të ketë takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe Departamentin e Shtetit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci të martën ka udhëtuar për vizitë zyrtare në ShBA.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Maqedonci do të ketë takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe Departamentin e Shtetit.

Këtë e ka konfirmuar ministri edhe të hënën në Five në RTV Dukagjini.

Lexo edhe : Maqedonci së shpejti në SHBA, pritet të takohet me James O’Brien

Ministri do të takohet me Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, James O’ Brein, ndihmës Sekretarin e US Army për Teknologji, Logjistikë dhe Blerje Ushtarake, Douglas R. Bush, Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes, Sasha Baker, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste A. Wallander, si dhe Senatoren, Joni Ernst.

Ministri po ashtu do të marrë pjesë në një Think Tank, dhe do të ketë një intervistë në Zërin e Amerikës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika