Ministri i ri i Mbrojtjes takohet me ambasadorin Hovenier, diskutojnë për zhvillimin e FSK-së

Në vazhdën e takimeve njoftuese, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Në vazhdën e takimeve njoftuese, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili e uroi ministrin Maqedonci për detyrën duke pohuar se bashkëpunimin e shkëlqyer do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ministri Maqedonci njoftoi ambasadorin Hovenier me objektivat kryesore të tij dhe për prioritetet që do të ketë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “në bazë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, konform standardeve të NATO-s, në bashkëpunim të ngushtë me miqtë dhe aleatët tanë, përkrah së cilëve jemi të gatshëm të ofrojmë kontributin tonë në çdo mision të rëndësishëm, duke kaluar kësisoj nga konsumues të sigurisë në garantues të saj”.

Me këtë rast, ministri Maqedonci u shpreh falënderues për këtë vizitë dhe gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e përhershme dhe të pazëvendësueshme që ka ofruar SHBA për Republikën e Kosovës.

Po ashtu ai shprehu falënderim edhe për ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika