Ministri i Shëndetësisë nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me USAID

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me USAID, kjo e fundit ka kryer një analizë në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila kishte synim përmirësimin e proceseve brenda Ministrisë

Marrëveshja mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Memorandumit të Mirëkuptimit me USAID

Të mërkurën e 27 korrikut, Ministria e Shëndetësisë me një postim në Facebook ka njoftuar se ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me USAID.

Pas kërkesës nga Ministri Latifi, USAID ka kryer një analizë në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila kishte synim përmirësimin e proceseve brenda Ministrisë.

“USAID ka përzgjedhur edhe Ministrinë e Shëndetësisë si pjesë e projektit për të ofruar përkrahje në përmirësimin e proceseve të tilla”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftimin e MSh-së thuhet se ceremonia e lansimit të aktivitetit të USAID-it shënon prezantimin e përkrahjes pesëvjeçare që USAID do t’i japë Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Ministri Latifi ka shprehur mirënjohjen e tij për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po fillojnë ta japin për Ministrinë e Shëndetësisë përmes projektit të USAID.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika