Ministri italian i Mbrojtjes viziton Kosovën, pritet të takohet me Maqedoncin

Ambasada e Italisë në vendin tonë, njofton se në agjendë ministri italian do të takohet me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci, dhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash

Ministri italian i mbrojtjes Guido Crosetto mbërrin në Kosovë

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Ambasada e Italisë në vendin tonë njofton se në agjendë ministri italian do të takohet me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci dhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

“Avioni me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, sapo zbriti në Prishtinë. Në rend të ditës janë bisedimet me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci dhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash. Në bazën e NATO-s në Film City, ai do të përshëndesë kontingjentin italian të dislokuar në Kosovë”, u tha në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika