Ministri izraelit vjen në Kosovë për forcimin e marrëdhënieve, nënshkruhet një marrëveshje turistike

Ministri izraelit i Turizmit, Israel Katz, ka planifikuar një vizitë dyditore në Kosovë, në një nismë për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ky është një moment historik, pasi Katz do të jetë ministri i parë i lartë izraelit që viziton zyrtarisht Kosovën

Israel Katz

Ministri izraelit i Turizmit, Israel Katz, do të vijë për një vizitë dyditore në Kosovë, me ftesë të qeverisë së vendit, raporton iNews24.

Katz do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Katz do të bëhet ministri i parë i lartë izraelit që do ta zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

“Iniciativa kryesore në bazë të vizitës është nënshkrimi i një marrëveshjeje turistike dhe forcimi i marrëdhënieve dhe partneritetit mes vendeve”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

“Ministri i Turizmit, Israel Katz, do të ofrojë ndihmën izraelite për zhvillimin ekonomik dhe turistik që Kosova kërkon të promovojë”, shtohet në deklaratë.

Kosova e mori në Shtëpinë e Bardhë njohjen e rëndësishme nga Izraeli dhe më pas u bë vendi i parë evropian dhe me shumicë myslimane që hapi Ambasadë në Jerusalem në vitin 2021. Qershorin e kaluar, Kosova miratoi përkufizimin e antisemitizmit të Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika