Ministri Krasniqi në takim me homologun estonez, diskutohet për bashkëpunimin lokal

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Krasniqi ka shkruar se ministri estonez e ka konfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në rrugën e transformimit digjital

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, të premten është pritur në takim nga ministri i Administratës Publike të Republikës së Estonisë, Jaak Aab me të cilin diskutuan për fushat e bashkëpunimit në nivelin lokal.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se ministri estonez e ka konfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në rrugën e transformimit digjital.

“Sot jam pritur në takim nga Ministri i Administratës Publike të Republikës së Estonisë, z. Jaak Aab me të cilin kam diskutuar për fushat e bashkëpunimit në nivelin lokal, transformimit digjital të komunave, rrugës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Qeverisje të Hapur – OGP si dhe për kërkesën e dorëzuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës nga ana e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Ndër të tjera, ai ka thënë se gjatë këtij takimi ministri estonez e ka konfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj të transformimit digjital, duke ofruar përvojat e tyre në reformën e nivelit lokal, qeverisjes digjitale dhe financat lokale.

Sipas tij, në fund të takimit u pajtuan që ky bashkëpunim do të formalizohet, duke pasur parasysh gatishmërinë dhe mundësinë konkrete të bashkërendimit të veprimeve që edhe Kosova të përfitojë nga kjo përvojë digjitale e qeverisjes së mirë, reformimit të pushtetit lokal për të mirën e qytetarëve, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies dhe të ofrimit të shërbimeve në kohë reale për qytetarët.

May be an image of 5 people, people sitting, people standing and indoor

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika