Ministri Krasniqi për Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian: Kohëve të vështira po u vjen fundi dhe barazia e dinjiteti po jetësohen

Ministri i Administrimit dtë Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian ka thënë se këto ditë memoriale janë "më madhështore se datat festive"

Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian ka thënë se këto ditë memoriale janë “më madhështore se datat festive”, duke i përshkruar si ditë reflektimi për të kaluarën.

“Kur flasim për periudhat kohore, jemi mirënjohës idealistëve të pashoq, Ibishit, Imeri, Ramizi, Bislimit, Xhevdetit dhe shumë prirësve të tjerë të cilët i kishin rrethanat e vështira por synimet e qarta. Po të njëjtën rrugë e vazhdojmë me përgjegjësi dhe nder, ne gjeneratat pas tyre, ndonëse rrethanat i kemi më të lehta por synimet mbesin të njëjta”, ka shkruar Krasniqi.

Ministri Krasniqi ka thënë se komuniteti egjiptian, për arsye të kushteve të vështira socio-ekonomike, të jetuarit e ka përjetuar si sfidë.

“Ndonëse për tem dhe rast tjetër, komuniteti ynë të jetuarit për arsyje të kushteve të vështira socio-ekonomike, e ka përjetuar si sfidë, përpjekje dhe përplasje shpeshherë i përqeshur e i përçmuar, këtyre kohëve fatmirësisht po i vie fundi dhe barazia e dinjiteti po jetësohet”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika