Ministri Krasniqi pritet në vizitë zyrtare në Izrael, diskutohet për thellimin e bashkëpunimeve

Të martën e 13 shtatorit, ministri i Administratimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka shkuar për vizitë zyrtare në Izrael dhe është pritur nga ministri për Bashkëpunim Regjionale në Izrael, Esawi Frej. Në takimin e tyre është diskutuar rreth bashkëpunimit në mes të Kosovës e Serbisë dhe raportet mes dy vendeve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ka pranuar ftesën e ministrit për Bashkëpunim Rajonal të Izraelit, Esawi Frej, për një vizitë zyrtare në Izrael. Gjatë kësaj vizite, ministri Krasniqi do të realizojë takime me zyrtarë shtetërorë nga Izraeli dhe do të diskutojnë për mundësitë e thellimit të bashkëpunimeve në mes të dy shteteve.

Elbert Krasniqit është pritur në takim nga ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej.

Pamje nga vizita

Gjatë takimit të Krasniqit me ministrin Frej është diskutuar për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve, raportet mes Kosovës dhe Izraelit. Po ashtu, është diskutuar edhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik lokal dhe qeverisjes lokale.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka falënderuar ministrin Frej për ndihmën e Izraelit për Kosovën.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael, Krasniqi ka vizituar Qendrën Përkujtimore të Holokaustit, në nderim të viktimave të gjenocidit famëkeq të shekullit XX.

Ministri Krasniqi në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika