Ministri Krasniqi reagon pasi nxënësit e pakicave u diskriminuan në Festën e Abetares

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas raportimit se nxënësit e komuniteteve janë lënë anash në festën e Abetares në sallën Karagaç në Pejë

Ministri Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ndihet i shqetësuar për rastin e ndodhur në Karagaç.

Ai ka shkruar se ka kontaktuar me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku është njoftuar se rasti është duke u trajtuar.

“Ndihem i shqetësuar shumë për rastin e sotëm ku nxënësit e komuniteteve janë lënë anash në festën e Abetares, në një organizim në Pejë’’.

”Si ministër, si qytetar i këtij komuniteti dhe si qytetar i Republikës së Kosovës, përveçse e dënoj ashpër këtë gjest, ftoj institucionet që të thirren në përgjegjësi personat kompetent, të cilët e kanë bërë këtë gjest të rëndë”, ka shkruar Krasniqi.

Nxënësit të cilët ishin lënë anash kishin deklarua se ata ishin mbet anash pasi që mësuesja e tyre ju kishte diktuar se ku duhet të vendoseshin, ndërsa mësuesja e thotë krejtësisht versionin tjetër, pra duke thënë se ishte vullneti i nxënësve që të ulën në atë pjesë të sallës.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika