Ministri Krasniqi viziton vendet e prekura nga vërshimet

Moti me shi pritet të vazhdojë gjatë gjithë ditës. Ministri Krasniqi ka bërë të ditur se në koordinim me kryeministrin Kurti, ai ka filluar t'i vizitojë komunat e prekura nga vërshimet, për të parë gjendjen dhe për t'iu ofruar ndihmën e nevojshme

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në vizitë tek komunat e vërshuara nga shiu

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka filluar vizitën në komunat, të cilave vërshimet u kanë shkaktuar dëme.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi bën të ditur se ka filluar vizitën e tij në komunën e Rahovecit, e pastaj të vazhdojë edhe në komunën e Gjakovës.

“Me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në fshatin Bellacërkë, Ratkoc dhe Radoste përcjellëm nga afër gjendjen nga vërshimet në këto lokalitete. Nga Rahoveci, do të vazhdojmë për në Gjakovë, ku me Kryetarin z. Ardian Gjini do të vizitojmë zonat e prekura nga vërshimet dhe dëmet e shkaktuara”, ka shkruar Krasniqi.

14 familje janë evakuuar deri tani në komunën e Gjakovës si pasojë e reshjeve të shiut, ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj.

Në një përgjigje për RTV Dukagjini, Fetahaj ka bërë të ditur se gjendja është stabile dhe se deri tani ka vetëm dëme materiale.

Ndërkaq, Smajl Latifi, Kryetar i Komunës së Rahovecit, ka thënë se dëme të mëdha janë raportuar në amvisëri dhe ekonomi famlijare, biznese, infrastrukturë dhe në bujqësi. Ai ka bërë të ditur se komuna ka kërkuar ndihmë edhe nga Qeveria e Kosovës.

14 familje të evakuuara në Gjakovë nga vërshimet e shiut

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika