Ministri Krasnqi: Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se Kosova është kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se Kosova është kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Ministri Krasniqi ka thënë se si qeveri janë duke punuar që në vendin tonë të organizohen Lojërat Mesdhetare 2030.

“Bashkë me Kryeministrin Kurti dhe kolegët nga kabineti pritëm në takim Komisionin vlerësues të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, kryesuar nga presidenti Julian Pace Bonello, dhe të përcjellur nga sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis. Ata pritet të bëjnë vlerësim të gjendjes dhe zhvillojnë takime me zyrtarë të nivelit të lartë institucionalë për ta konfirmuar mbështetjen e tyre për organizim”, ka shkruar ministri Krasniqi.

Sipas tij, kjo ngjarje e rëndësishme do të organizohet në Komunat më të mëdha, të cilat do të jenë nikoqire të shumë sportistëve, tifozëve dhe zyrtarëve nga mbarë bota.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika