Ministri Latifi ka prezantuar shtyllat për transformim në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi ka prezantuar të martën para partnerëve mbështetës në sektorin e shëndetësisë, planin e tij për transformimin e sektorit shëndetësor dhe projektet që janë duke u zhvilluar së bashku me partnerët dhe agjencionet e ndryshme ndërkombëtare.

Të martën shënon edhe njëvjetori i fillimit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, kështu që ministri Latifi ka shfrytëzuar rastin t’i falenderojë të gjithë donatorët që kanë kontribuuar në këtë proces.

Më tutje, Latifi ka prezantuar shtatë shtyllat e programit të tij për transformimin e shëndetësisë kosovare.

“Digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore, përfshirë sigurimet shëndetësore; Kthimi i “trurit” të humbur dhe ruajtja e trurit shëndetësor që ekziston tani, përmes programeve konkrete në shëndetësi; Qendrat klinike të ekselencës dhe shërbimet e avancuara klinike; Kërkimet shkencore dhe krijimi i kapaciteteve hulumtuese; Proceset e akreditimit ndërkombëtar; Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve mjekësore dhe Decentralizimi i sistemit spitalor dhe riorganizimi i ShSKUK/QKUK”.

Latifi ka prezantuar ndërhyrjet që duhet bërë për të arritur rezultatet e pritura për këto shtylla, që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve njerëzore në shëndetësi dhe sigurimin e shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor cilësor.

“Përmbushja e këtyre objektivave është një proces i ndërveprimit midis hallkave të sistemit shëndetësor, rritjes së përgjegjësisë dhe performancës dhe bashkëpunimit të mirë me partnerët”, tha Ministri Latifi.

Ai, po ashtu, e vlerësoi shumë të rëndësishëm krijimin e Qendrës së Traumës dhe avancimin e infrastrukturës dhe teknologjisë mjekësore, me qëllim që profesionistët shëndetësorë të kenë kushte sa më të mira pune dhe të avancojnë profesionalisht.

Massimiliano Paoluci, menaxher i vendit për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut në regjionin e Evropës dhe Azisë Qendrore i Bankës Botërore, përshëndeti iniciativën e diskutimit të programit me partnerët dhe shprehu gatishmërinë e donatorëve për të kontribuuar në përmirësimin e kapaciteteve dhe treguesve shëndetësorë në Kosovë.

Drejtori i Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci premton përkrahje për rimëkëmbjen ekonomike - Bota Sot

 

Në këtë takim, partnerët/donatorët kanë shpalosur projektet e tyre që janë duke i zhvilluar në shëndetësinë kosovare dhe planet për bashkëpunimin e mëtejmë.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar punën të hënën spitali pediatrik-kirurgjik që është donacion prej 22 milionë eurove i Emirateve të Bashkuara Arabe për shëndetësinë e Kosovës.

Në zbatim të Planit të Veprimit për funksionalizimin e këtij spitali, në ditën e parë të funksionalizimit të tij janë kryer dy operacione të fëmijëve si dhe kanë filluar punën ambulanca specialistike për fëmijë, emergjenca pediatrike dhe kirurgjia specialistike.

Brenda këtij spitali janë funksionalizuar shërbimet e hemato-onkologjisë pediatrike, të kirurgjisë pediatrike dhe shërbimet e mjekësisë interne për fëmijë, ndërkohë që pritet të transferohen edhe neo-onatologjia, shërbimet ortopedike dhe shërbimet e tjera për fëmijë.

May be an image of 3 people, indoor and office

Spitali pediatrik –kirurgjik në QKUK pritet të shënojë një kthesë të rëndësishme, sa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore tretësore që do t’u ofrohen fëmijëve në Kosovë, ndërsa MSh falënderon me këtë rast Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë investim kapital dhe zemërgjerë për fëmijët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika