Në seacën plenare të Kuvendit të Kiosovës, të mbajtur të enjten e 29 shtatorit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitim Uka e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi për ikjen e anesteziologëve të QKUK-së nga vendi. Pyetja e Ukës ishte se cilat do të jenë masat e ministrit për të parandaluar ikjen e aneseziologëve nga vendi.
Ministri Latifi ka thënë se kjo çështje është shumë e rëndesishme dhe ky problem është duke ndodhur dhe në Itali, Zvicër e Austri.
Ikja e anesteziologëve nga vendi
“Nga 26 mijë mjekë në Greqi vetëm dy mijë janë në sistemin publik, kjo situatë është dhe në Kosovë”, ka thënë Latifi.
Ministri i Shëndetësisë ka thënë se që nga viti 2016 nuk është hapur konkursi për pranimin e anesteziologëve dhe nëse ishte hapur, sipas tij tani do të ishin dy gjenerata të anesteziologëve dhe nuk do të ekzistonte ky problem.

“Nga viti 2020, mungojnë 22 anesteziolog, 16 e kanë lëshuar punën, 4 janë penzionuar dhe 2 kanë ndërruar jetë”, shtoi Latifi.
Sipas Latifit, janë dy faktor kyç për këtë gjendje. Ai ka cekur se ende nuk është krijuar një bllok i sallave të operacionit dhe se nuk ka menaxhim të strukturuar të sallave të operacionit.
Tutje, minsitri i Shëndetësisë ka thënë se janë duke hapur konkurs për 30 specializantë te anestiologjisë, në mënyrë që të mos përseritet problemi i njëjtë në vitet në vijim.
Ikja e profesionistëve shëndetësorë nga vendi
Ndërsa, deputeti nga anët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka pyetur ministrin Latifi se cilat do të jenë veprimet që do të ndërmarrin për të parandalur ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga vendi.
Ministri Latifi është përgjigjur duke thënë se kjo çështje është problem në të gjithë botën duke shtuar se ky problem zgjidhet përmes një sërë veprimesh sistematike.

Minsitri Latifi ka thënë se së shpejti do të filloj krijimi i suspecializimeve, ai shtoi se “Krijimi i procesit të supspecializimeve do të përfshijë 22 disiplina klinike dhe më shumë se 100 mjekë do të suspecializohen”.
Ministri Latifi ka shtuar se ky procesi i suspecializimeve do të përseritet cdo vit dhe do të jep mundësi për krijimin e kuadrove për sherbimet ekzistuese.