Ministri Mehaj ka pritur në takim ish-Presidentin, Fatmir Sejdiu

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të tjera në interes të vendit

Fatmir Sejdiu dhe Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të mërkurën e 6 korrikut ka pritur në takim ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë dhe mbrojtjes, procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës, dhe për çështje tjera në interes të vendit.

Pamje nga takimi

Gjithashtu, është diskutuar për proceset reformuese dhe sfidat aktuale në procesin e integrimit evropian, për çka vlerësuan nevojën e forcimit të unitetit politik dhe qytetar të të gjithëve pa dallim.

Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka qenë pjesëmarrës i Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, mbajtur më 1991.

Ai gjithashtu ishte deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe presidenti i parë i Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Ndërsa, ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës më 27 shtator 2010.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika