Pas hyrjes në fuqit të Ligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se për herë të parë është hartuar dhe ka hyrë në fuqi Ligji që përcakton misionin, organizimin, autorizimet dhe detyrat e kësaj komponente si strukturë e specializuar e ushtrisë sonë.
Mehaj shprehet se miratimi i këtij Ligji nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e rendit ushtarak dhe garantimin e zbatimit të ligjit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes ka shtuar se rregullimi i misionit dhe statusit të Policisë Ushtarake me ligj, është një hap tjetër drejt realizimit të anëtarësimit në NATO.
“Duke marr parasysh faktin se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit dhe statusit të Policisë Ushtarake me ligj, është një hap tjetër drejt realizimit të këtij synimi strategjik”, ka shkruar Mehaj në Facebook.