Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar në Agjencinë kundër Korrupsionit pasurinë e tij për vitin 2021.
Prej pasurisë së tij, shuma e parave të gatshme ka arritur vlerën prej 9 mijë e 270 euro.
Pasuria e paluajtshme
Në kuadër të kategorisë së pasurisë së paluajtshme, Hekuran Murati ka deklaruar një banesë me 41.00 metra katrorë, të blerë në vitin 2018 që ka vlerën 38 mijë euro.
Gjithashtu, ka deklaruar edhe tokë prej 17 ari, të blerë me një vlerë prej 23 mijë eurosh.
Pasuri të lujtshme
Në kuadër të pasurisë së lujtshme, Ministri Murati ka deklaruar që ka vetëm një veturë në vlerë prej 3 mijë e 100 eurosh.
Posedim aksionesh
Sa i përket posedimit të aksioneve në shoqëri komerciale, Murati ka deklaruar një biznes të quajtur Hekuran Murati BI, si dhe një biznes me emrin Superprona Op, e cila është joaktive ku ka 50 për qind të aksioneve, dhe një biznes tjetër po ashtu jo aktiv 99 Ngjyra OP, ku ka 50 për qind të aksioneve.
Posidimi i letrave me vlerë
Hekuran Murati ka deklaruar posedimin e pasurisë së tij ku përmban letra me vlerë si Tesla Inc në vlerën prej 26 mijë e 700 euro si dhe Allianz SE në vlerën prej 4 mijë e 300 euro, Volkswagen AG në vlerën 6 mijë e 300 euro, si dhe Netflix Inc në vlerë 8 mijë e 700 euro.
Përpos këtyre, ai ka deklaruar 26 mijë e 731 euro pagë neto dhe meditje vjetore që Murati merr nga Qeveria, si dhe devidentë vjetore më vlerë 212 euro.