Murati merr pjesë në Forumin për Qëndrueshmëri dhe Barazi Ekonomike në Vjenë

Ministri Hekuran Murati ka marrë pjesë në Forumin për Qëndrueshmëri dhe Barazi Ekonomike, ku është diskutuar lidhur me rëndësinë e politikave të mirëfillta publike në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe tranzicionin e gjelbër

Ministri Hekuran Murati ne Forumin për Qëndrueshmëri dhe Barazi Ekonomike

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përmes një njoftimi në rrejtin social Facebook, ka njoftuar se ministri Hekuran Murati ka marrë pjesë në Forumin për Qëndrueshmëri dhe Barazi Ekonomike, i cili është organizuar nga Fondi i OPEC-ut për Zhvillim.

Ministri Murati gjatë fjalë së tij, është shprehur se Qeveria e Kosovës ka një bashkëpunim të ngushtë me institucionet zhvillimore në fushën e tranzicionit të gjelbër, duke theksuar marrëveshjet për energji efiçiente, energji solare, të erës e bateri akumulative si disa nga shembujt e projekteve në këtë fushë

Ministri Murati në Vjenë, në Forumin për Qëndrueshmëri dhe Barazi Ekonomike

“Në anën tjetër, sa i përket zhvillimit të qëndrueshëm, Ministri theksoi se Qeveria e Kosovës po prioritizion prodhimin vendor si instrument kyç në zhvillimin ekonomik të vendit, posaçërisht në periudhën paspandemike, ku Kosova po ndërlidhet në zingjirin e eksportit, si me vendet fqinje ashtu edhe me vendet më të largëta”.

“Me këtë rast, Ministri ftoi Fondin e OPEC-ut për Zhvillimin dhe investitorët e tjerë ndërkombëtar që edhe më tej të instensifikojnë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në projekte që synojnë ngritjen e mirëqenies së përgjithshme  qytetare në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në këtë forum kanë marrë pjesë liderë qeveritarë, ministra nga vendet anëtare dhe partnere të Fondit OPEC, krerë të institucioneve të Grupit Koordinues Arab, zyrtarë të lartë të bankave zhvillimore dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të sektorit privat.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika