Ministri Murati përplaset me deputetët e opozitës për Trustin dhe ligjin e pagave

Ilustrim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, iu është kundërpërgjigur kritikave të opozitës që ishin drejtuar për të dhe Qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se qeveria vazhdimisht po tenton që t’i ndihmojë familjeve apo rasteve sociale, por një gjë e tillë, sipas tij, po pengohet nga opozita duke mos i votuar ligjet e sjella në Kuvend.

Murati ka përmendur marrëveshjen me Bankën Botërore, për të cilën ka thënë se opozita me qëllim nuk po e voton.

“Me Bankën Botërore kemi nisur një reformë për skemat e asistencave sociale që po sillet që dy herë në kuvend, ne që dy herë provojmë ta votojmë në Kuvend, dhe grupet e opozitës refuzojnë atë marrëveshje. Kur po flasim se kujt duhet t’i ndihmojmë, ju po i refuzoni ata”, ka deklaruar ai.

Tutje, ministri Murati ka thënë se tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti nuk është zgjidhje e mirë, sepse sipas tij shumica e qytetarëve kanë pak mjete të grumbulluara në kursimet e tyre pensionale.

“Sa kanë trust një student? zero. Një pensioner? zero. Sa kanë trust rastet sociale? zero. Ata me pagë minimale kanë 100 euro, me këtë doni t’i ndihmoni këto familje?”, ka thënë ai.

Në vazhdim Murati i ka drejtuar pyetje ironike Abelard Tahirit të PDK-së.

“I nderuar jusist deputeti Tahiri, tregoni që e keni merituar titullin dhe nuk e keni sa për sy e faqe, tregoni arsyetoni titullin”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Tahiri është përgjigjur duke thënë se ai nuk është jurist, dhe vendimin e gjykatës për pezullimin e vendimit të ZRRE-së, ka thënë se e sheh si fitore të PDK-së.

“Nuk jam jursit. Ajo që është e rëndësishme është që nuk do të paguhen tarifat e shtrenjta që i keni vendosur ju bashkë me ZRRe dhe presidenten Osmani. Tendenca për t’i futur në harraq qytetarëve, në mënyrë të jashtëligjshme, sot i nderuar ministër, gjykata e apelit e ka anuluar vendimin e Themelores për anulimin e atij vendimi. Ne jemi të bindur se gjykata ta anulojë, jo vetëm që është pezulluar, por do ta anulojë. Ju bashkë jeni bërë ta rritni çmimin, ne ju kemi sfiduar dhe ia kemi pezulluar një vendim të tillë. Tendenca për t’i gjobitur qytetarët sot është pezulluar dhe do të anulohet”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq, Tahirin, deputeti i VV-së Adnan Rrustemi, e ka quajtur “eksponent të aferës së noterëve”

“Eksponenti i aferës së noterëve të na flas për këto tema. Tema e energjisë është jo e bazuar, vendimi është pezulluar. Po përpiqet Tahiri duke shantazhuar me greva e protesta, e ka provuar edhe në të kaluarën por nuk ka pasur sukses”, ka thënë ai.

Kurse, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, drejtuar ministrit Murati, ka thënë se mungesa e rezultateve e ka bërë atë agresiv.

“Është hera e parë që një ministër i financave ia sjell Kuvendit një marrëveshje ndërkombëtare që të marrë kredi për asistencë sociale në kushtet kur nuk ka asnjë nevojë. Nuk mund ta krahasosh vitin 2020 kur janë kërkuar, sepse atëherë ka pasur minus 600 milionë të hyra për shkak të pandemisë”, ka thënë ai.

“Kam përshtypjen që mungesa e rezultateve të ka bërë shumë agresiv, ti ke qenë bashkëpunëtor i imi, dhe ti i ke negociuar dhjetëra marrëveshje që unë i kam sjellë në këtë Kuvend për ratifikim, kryesisht për investime kapitale. Pranoje faktin, mos me këtë gjuhë të komunikimit”, shtoi ai.

Ndërkaq, deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se Ministri i Financave do të duhej të jepte zgjidhje, dhe jo të ankohej për mungesë kuorumi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

“Ministri i financave do të duhej të ishte ministër që jep zgjidhje në Kuvend dhe jo një ministër që vjen të vajtojë këtu. A i ke 61 vota që t’i kaloni ligjet? Nuk ke mundur ta bindësh pushtetin, kolegët e tu, nuk ke punë me opozitën për t’i votuar projektligjet, pse? Sepse ke problem me paaftësi”, ka thënë Haxhiu.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika