Ministri Peci i kundërpërgjigjet Hotit: Hera e fundit që polemizoj me një analfabet

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, për fokusimin e tij në çështjen e inspektorëve kundër duhanit në vend të problemeve të tjera në bujqësi. Hoti ka theksuar se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë zero për qind dhe ka fajësuar Pecin për këtë situatë, duke e quajtur "inspektor kundër duhanit". Peci, i ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, duke akuzuar Hotin si analfabet dhe duke theksuar se mungesa e pagesave për subvencionet në atë periudhë është për shkak të mungesës së borxheve në vitin 2022, kurse aplikimet për subvencione janë pranuar për vitin 2023.

Ministri Peci i kundërpërgjigjet Hotit: Hera e fundit që polemizoj me një analfabet

Gjatë ditës së hënë ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin e tij duke kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se po merret me çështjen e inspektorëve kundër duhanit dhe se, siç ka thënë ai, duhet të fokusohet më shumë në çështjet e bujqësisë.

Hoti ka thënë se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë zero për qind. E për këtë e ka fajësuari vetë Pecin, pasi sipas tij, është bërë “inspektor kundër duhanit”.

Por, ministrit Peci i është kundërpërgjigjur duke shkruar se është “hera e fundit që polemizon një analfabet”, duke theksuar se “nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë janar – mars 2023, sepse në vitin 2022 s’ka pas borxhe, por në këtë periudhë ka pas aplikim për subvencione”.

“Borxhi i vitit paraprak është ZERO, ndërsa borxhet / obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020, ndërsa kanë filluar të mbulohen në 2021-tën”, ka shkruar Peci në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika