Ministri Peci: Kosova duhet integruar në mekanizmat evropianë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka marrë pjesë në Takimin Ministror 2022 me ç’rast, ai ka përmendur zhvillimin e këtij sektori të Kosovës.

Sipas Pecit, integrimi i Kosovës në sektorin evropian do i mundësonte “imunitetin” ndaj ndikimit të ekonomisë ruse.

“Duke marrë parasysh situatën gjeopolitike apo konkretisht invazionin rus në Ukrainë, uniteti i Bashkimit Evropian është sot më i domosdoshëm se asnjëherë”, ka thënë Peci.

“Ne jemi dhe do mbetemi gjithmonë aleat i vendeve që udhëhiqen nga parimet e larta, aleatë të vendeve që promovojnë dhe ruajnë paqen dhe stabilitetin e mbi të gjitha vlerësojnë dhe respektojnë diversitetin e popujve”, ka shtuar ai.

Boban Iliq, sekretari i përgjithshëm i SWG-së, ka thënë se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina duhet të jenë sa më parë pjesë e programit e BE-së, IPARD.

Strategjia për Zhvillimin e Pylltarisë 2022 – 2030, si dhe zbatimi i Agjendës së Gjelbër në Kosovë, zunë vend në tryezën e bisedimeve.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika