Ministri Peci paralajmëron marrëveshje për grant 10 milionësh për sistemin e ujitjes

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje për një grant në vlerë 10 milionë euro, për sistemin e ujitjes

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Peci ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar rreth mundësive të thellimit të bashkëpunimit, me synim ngritjen e kapaciteteve bujqësore të vendit përmes investimeve në ujitje.

Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje për një grant në vlerë 10 milionë euro, për sistemin e ujitjes.

“Me qëllim që t’i adresojmë në mënyrë sa më efikase sfidat e sektorit, Banka Botërore si një partner i rëndësishëm vijon ta mbështes vendin tonë nëpërmjet instrumenteve financiare dhe asistencës teknike, me ç’rast kam kënaqësinë që së shpejti përmes fondeve të Bashkimit Evropian dhe partnerit implementues; Bankës Botërore do ta nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi për një grant të ri në vlerë prej 10 milionë euro për investime në ujitje”, shkroi ministri.

May be an image of 2 people

Sipas tij, ky dikaster do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë vendorë e ndërkombëtarë, për të zbatuar projekte dhe iniciativa të përbashkëta, që për qëllim kanë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika