Ministri Peci për ligjin e duhanit: Ligji është që të zbatohet strikt dhe e kam detyrë që ta zbatoj

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me ligjin e duhanit ka thënë se ligji është që të zbatohet strikt dhe e ka detyrë zbatimin e tij

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, për respektimin e ligjit të duhanit ka thënë se ka marrë shumë kritka rreth kësaj, sipas tij, nga ata që nuk e duan rendin dhe ligjin.

“Ligji është që të zbatohet strikt…Unë e kam detyrë dhe mandat ta zbatoj”, ka thënë ministri Peci, teksa shton se ishte habitur që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) nuk kishte marrë ndonjë veprim lidhur me këtë çështje për një kohë të gjatë.

“Ne për dy muaj kemi fatkeqësisht më shumë gjoba sesa 10 vjet AUV për këtë çështje”, ka thënë tutje ministri Peci.

Ministri i Bujqësisë është shprehur se nuk është pretendimi i tij t’ia ndalojë askujt pirjen e duhanit, por sipas tij, nuk lejohet ky veprim në hapësira ku është e ndaluar me ligj.

“Nuk është pretendimi im me ia ndal askujt duhanin, por jo në hapësira ku është e ndaluar me ligj”, ka shtuar ministri Peci.

Minsitri Peci ka thënë se në bazë të statistikave, Kosova flitet se për kokë banori ka numrin më të madh të të prekurve të qytetarëve me kancerin. Sipas tij, në listë të “top faktorëve ose shkaktarëve” që ndikojnë janë edhe hapësirat publike me duhan.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika