Ministri Peci viziton fermerët: Nuk na ndalë asgjë që të jemi pranë fermerit edhe fizikisht

“Përkushtimin e kemi maksimal për qeverisje të mirë, për rend, ligj e transparencë e për këtë nuk na ndalë as shiu i sotëm që të jemi pranë fermerit edhe fizikisht. Sot vizitova fermën blegtorale të vëllezërve Zylbear dhe Fehmi Rrysha në Varosh të Ferizajt. Punën e tyre në Gjermani e Zvicër e kanë kthyer në investim në vendlindje. Aktualisht ferma e tyre numëron 1500 dele dhe mbi 700 qingja. Përveç se me bagëti të imta, vëllezërit Rrysha merren edhe me mbarështimin e lopëve. Traditën e mbarështimit të bagëtive, Zylbeari dhe Fehmiu e kanë të trashëguar me breza”, ka shkruar Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se ka vizituar fermën blegtorale të vëllezërve Zylbear dhe Fehmi Rrysha në Varosh të Ferizajt

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se ka vizituar fermën blegtorale të vëllezërve Zylbear dhe Fehmi Rrysha në Varosh të Ferizajt.

Peci theksoi se dy vëllezërit punën e tyre në Gjermani dhe Zvicër e kanë kthyer në vendlindje.

“Përkushtimin e kemi maksimal për qeverisje të mirë, për rend, ligj e transparencë e për këtë nuk na ndalë as shiu i sotëm që të jemi pranë fermerit edhe fizikisht. Sot vizitova fermën blegtorale të vëllezërve Zylbear dhe Fehmi Rrysha në Varosh të Ferizajt. Punën e tyre në Gjermani e Zvicër e kanë kthyer në investim në vendlindje. Aktualisht ferma e tyre numëron 1500 dele dhe mbi 700 qingja. Përveç se me bagëti të imta, vëllezërit Rrysha merren edhe me mbarështimin e lopëve. Traditën e mbarështimit të bagëtive, Zylbeari dhe Fehmiu e kanë të trashëguar me breza”, ka shkruar Peci.

Peci tha se përmes fuqisë së ligjit, parimeve dhe meritokracisë çdo ditë do t’i luftojnë dukuritë negative e cilëndo tendencë për mashtrime e manipulime.

“Gjatë javë që lamë pas, përmes leximit të dytë në Kuvend, avancuam legjislacionin ndërsa po qëndron e hapur thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2023. Ky program në substancë mbështet fermerin meritor. Përmes Programit për Zhvillim Rural – Grante 2023, këtë vit do i kushtojmë rëndësi rritjes së fondit blegtoral në mënyrë që ta shndërrojmë blegtorinë në një sektor të suksesshëm. Çdo ditë do t’i luftojmë dukuritë negative e cilëndo tendencë për mashtrime e manipulime; përmes fuqisë së ligjit, parimeve tona dhe meritokracisë”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika