Ministri Peci viziton kryetarin e komunës së Leposaviqit: I ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe zëvendësministri i Brendshëm, Blerim Gashani, e kanë vizituar në zyrën e tij kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe zëvendësministri i Brendshëm, Blerim Gashani, e kanë vizituar në zyrën e tij kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

“Së bashku me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, kisha kënaqësinë e veçantë të vizitojmë sot në zyrën e tij, z. Lulzim Hetemin, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit. Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri Peci.

Ministri i Bujqësisë njofton se i kishte treguar kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionëshe për bujqësinë për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare

“Si Ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionshe për bujqësinë të Ministrisë që unë udhëheq për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare”, ka shkruar tutje ministri Peci.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika