Ministri Peci viziton Mamushën: Sinonim i prodhimtarisë së perimeve në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar fotografi nga Mamusha, teksa ka theksuar se kjo komunë është sinonim i prodhimtarisë së perimeve në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se 4.2 milionë është vlera e përkrahjes përmes Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022, për ngritjen e serrave.

Përmes një postimi në Facebook, Peci nga Mamusha ka publikuar disa fotografi ku ka theksuar se kjo komunë është sinonim i prodhimtarisë së perimeve në Kosovë.

“Mamusha, sinonim i prodhimtarisë së perimeve në Kosovë. Aty ku konkretizohen mbështetja institucionale dhe puna e angazhimi i fermerëve. ”, ka shkruar Peci.

Ai ka listuar punën e dikasterit të cilin udhëheq në lidhje me përkrahjen e qytetarëve për ngritjen e serrave.

Ai ka thënë se ky është viti rekord i përkrahjes me grante për fermerët, teksa ka shtuar se ka pasur rekord të rritjes së eksportit të perimeve me 49 për qind.

May be an image of cold frame

“Republika e Kosovës, shembulli i përkrahjes për komunitetet jo-shumicë. 4,2 milionë është vlera e përkrahjes përmes Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022, për ngritjen e serave. 19,72 ha sipërfaqe, serra për 69 përfitues. Viti rekord i përkrahjes me grante, i rritjes së sipërfaqeve, rekord i rritjes së eksportit të perimeve me 49%”, ka vijuar Peci.

No photo description available.

Ai ka thënë ndër të tjera se dikasteri që udhëheq, përmes meritokracisë zgjat dorën e zhvillimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika