Pas fjalimit të presidentit rus, ministri rus i Mbrojtjes ka dhënë detaje gjersa provonte të zbuste frikën për “mobilizimin e pjesshëm” të papritur në Ukrainë.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka thënë se rreth 300 mijë rezervistë do të njoftoheshin dhe se nuk do të merren të gjithë menjëherë, por sipas nevojës.
Shoigu ka shtuar se në këto rrethana studentët nuk do të përdoren dhe mund të “ishin të qetë”. Në mesin e të përfshirëve nuk do të jenë as rekrutët, të cilët nuk do të dërgohen në front.
Shteti rus ka shtuar se në “mobilizimin e pjesshëm” do të përdorë burra që kanë përvojë në betejë.
Në komentet e tij, Sergei Shoigu ka pohuar se më pak se 5 mijë e 937 ushtarë rus ishin vrarë në aksion, një numër shumë më i ulët se vlerësimet e agjencive të inteligjencës perëndimore, raporton BBC.
Qasja e ministrit rus të Mbrojtjes është ndryshim i madh në qasje sepse lufta që shumë rusë janë përpjekur t’a injorojnë, tani situata është bërë më e vështirë sepse në luftë do të përfshihen më shumë persona.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë fjalimit të tij drejtuar popullit në mëngjesin e së mërkurës, ka thënë se është e nevojshme që të marrë një vendim urgjent në mënyrë që sipas tij të mbrohen qytetarët dhe “tokat e çliruara”.
Ai njoftoi një mobilizim të pjesshëm për fushatën ushtarake të vendit në Ukrainë.
“Për këtë kam kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes të pajtohet për ‘mobilizim të pjesshëm’, ka thënë Putin, teksa shtoi se po e bën “për ta mbrojtur mëmëdheun, sovranitetin dhe integritetin territorial, e sigurinë e njerëzve tanë”.
Presidenti rus ka deklaruar se dekreti tashmë është nënshkruar dhe, që nga e mërkura e 21 shtatorit, do të nisë mobilizimi i pjesshëm i rezervistëve ushtarakë.