Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë qëndrimit në Katar dhe pjesëmarrjes në Panairin “Milipol 2022”, ka pasur rastin të takojë homologë të tij nga vende të tjera.
Sipas njoftimit të MPB, Sveçla, në Katar ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme të Francës, Gerald Darmanin me të cilin ka shkëmbyer mendimet për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.
Ndërsa, me ministrin boshnjak Cikotic, ka diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe nevojën e bashkëpunimit rajonal.
“Ndërsa, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, ministri Sveçla e ka falënderuar për mbështetetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kosovën. Gjithashtu, janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit policor”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se Sveçla, gjatë takimit me homologun e tij nga Sudani, e ka njoftuar me zhvillimet në Kosovë gjatë viteve të fundit.
Ministri Omar, ka mirëpritur nisjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe shkëmbimin e përvojave midis policive të dy vendeve.
Po ashtu, Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e ka falënderuar Mustafa Jait-in për kontributin që ka dhënë Turqia në mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteve profesionale të Policisë së Kosovës.
“E falënderova zëvendësdrejtorin e Departamentit të Shtetit në Drejtoratin e Sigurisë Publike të Turqisë, Mustafa Jait,Gjithashtu, në takim biseduam për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave edhe me xhandarmërinë turke”, ka thënë Sveçla.