Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Rusia po planifikon ofensivën e 24 shkurtit

Në njëvjetorin e shënimit të fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se Rusia po planifikon ofensivën më të madhe që prite të fillojë më 24 shkurt. Në këtë rast, ai i ka rritur thirrjet e tij për ndihmë nga vendet e tjera

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se Rusia po përgatit një ofensivë të re të madhe dhe paralajmëroi se ajo mund të fillojë më 24 shkurt.

Oleksii Reznikov ka theksuar se Moska kishte grumbulluar mijëra trupa dhe mund të “provojë diçka” për të shënuar përvjetorin e pushtimit fillestar vitin e kaluar.

Sulmi do të shënonte gjithashtu Ditën e Mbrojtësit të Atdheut të Rusisë më 23 shkurt, e cila feston ushtrinë.

Ndërkohë, tre persona kanë humbur jetën në një sulm të fundit në qytetin Kramatorsk.

Ndërsa, tetë të tjerë u plagosën në një qytet në rajonin e Donetsk, pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi, tha guvernatori i provincës.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar terrorizmin rus është ta mposhtim atë”, shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në mediat sociale për sulmin.

“Me tanke. avionë luftarakë. Raketa me rreze të gjatë”, theksoi ai, shkruan BBC.

Ndryshe, Ukraina i ka rritur kohët e fundit thirrjet për avionë luftarakë, për ta ndihmuar në mbrojtjen nga sulmet ajrore, pasi Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe ranë dakord t’u dërgonin atyre tanke.

Reznikov bëri të ditur se Moska kishte mobilizuar rreth 500,000 trupa për ofensivën e mundshme.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika