Ministri Vitia: Fillon transformimi rrënjësor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, 2 milionë euro investime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njofton se ka filluar “transformimi rrënjësor” i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njofton se ka filluar “transformimi rrënjësor” i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Vitia ka njoftuar se janë ndarë 2 milionë euro investime të parapara në infrastrukturë dhe pajisje për vitin 2023.

Ai ka thënë se është i gatshëm projekti infrastrukturor i detajuar për sigurimin e kushteve me të favorshme për pacientët në Onkologji, dhe se së shpejti do të shtohen kapacitete e stafit profesional shëndetësor.

“Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për të ngritur cilësinë e shërbimeve dhe sigurimin e terapisë për pacientët në nevojë.  Furnizimi me barna është 90%, ndërsa furnizimi me material shpenzues 85%. Angazhim i shtuar që kjo përqindje të rritet dhe të plotësojë nevojat e pacientëve tanë”, shkruan ministri i Shëndetësisë.

Sipas tij, përkujdesi ndaj qytetarëve si dhe avancimi i shërbimeve shëndetësore janë gjithmonë prioritet i Ministrisë e Shëndetësisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika