Ministri Vitia: Kemi rritur buxhetin për barna në mbi 21 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se kanë rritur buxhetin për barna dhe material shpenzues për kujdesin primar në mbi 21 milionë euro, kurse për kujdesin dytësor dhe tretësor, në 36 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar anëtarët e Komitetit Kyç dhe anëtarët e nënkomiteteve teknike, për përditësimin e Listës së Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese.

Gjatë këtij takimi, ministri Vitia ka theksuar se buxheti për barna dhe material shpenzues është rritur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vtia në takim me anëtarët e Komitetit Kyç dhe anëtarët e nënkomiteteve teknike për përditësimin e Listës së Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese

“Kemi rritur buxhetin për barna dhe material shpenzues për kujdesin primar në mbi 21 milionë euro, kurse për kujdesin dytësor dhe tretësor, në 36 milionë euro”, ka potencuar Ministri Vitia.

Tutje, ai ka shtuar se për këtë arsye, përditësimi i Listës së re të Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese “është me shumë rëndësi”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika