Ministri Vitia: Nis investimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë, mbi 750 mijë euro vlera e investimit

Ka filluar investimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe vlera e investimit në infrastrukturë dhe në pajisje të reja është mbi 750 mijë euro

Foto e publikuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se tashmë ka nisur investimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe vlera e investimit në infrastrukturë dhe në pajisje të reja është mbi 750 mijë euro.

Në këtë shumë përfshihet sporteli rinovohet e riorganizohet, dhomat e kujdesit intensiv zgjerohen e riorganizohen, do të rinovohen sallat operative, ndërsa për stafin, arkivat, depo të barnatores dhe depo të materialit kirurgjik hapësira të reja.

“Koha e marrjes së shërbimit: Kohën e pritjes së pacientëve nga 1 vit e kemi ulur në 2 muaj. Ndërsa pas investimit, nga mesi i 2024 nuk do të ketë listë të pritjes”, ka shkruar ministri Arben Vitia.

Vitia ka njoftuar se me dyfishimin e numrit të shtretërve rritet në 400 numri i pacientëve që mund të marrin shërbime nga 300 sa ishte.

Ai ka theksuar se investimi përfshin masat për zvogëlimin e infeksioneve intraspitalore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika